Alb2010's Blog

February 26, 2010

Rikthimi i Whitney Houston, zhgënjyes për fansat

Filed under: Uncategorized — by alb2010 @ 11:49 pm

AUSTRALI- Koncerti i parë i rikthimit të kënëtares Whitney Houston pas 20 vitesh është konsideruar dështim i plotë në Australi. Dhjetëra fansa janë larguar më herët nga koncerti i parë që u zhvillua në Brizbën, duke u shprehur jashtëzakonisht të zhgënjyer.
Houston do të vazhdojë gjithsesi turneun e saj në Australi dhe do të këndojë më pas në Sidney. Një prej spektatorëve që u largua më herët tha për mediat “Ajo nuk duhet të rikthehet më, më vjen keq, ishte humbje parash ”.

Sipas mediave lokale, fansat thanë se që në fillim të performancës së saj, Houston nuk këndoi live por me regjistrim, gjithashtu pati pushime të mëdha mes këngëve dhe këngëtarja nuk arriti të kapte dot notat e larta me të cilat ajo bëri sensacion dhe arriti ne majë të karrierës së saj.
Nuk është hera e parë që këngëtarja 46 vjecare bën përpjekje për tu rikthyer por ajo nuk ka arritur sukses. E lodhur ka qenë dhe në performancën e saj të rikthimit në New York në vitin 2009. Një spektator i zemëruar madje u shpreh: “Ajo nuk mund të argëtojë më asnjë mi të ngordhur”.
Nuk dihet se cfarë efekti do të kenë koncertet e tjera të rikthimit të divës së muzikës, e cila në fakt ka patur një jetë private tepër të trazuar .

Leave a Comment »

No comments yet.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: