Alb2010's Blog

February 26, 2010

Rëshqitjet, largohen objektet antike nga Parku Apolonia

Filed under: Uncategorized — by alb2010 @ 11:47 pm

FIER-Alarmi për rrëshqitjet e dherave në parkun e zonës antike, Apollonia bëhet real. Pas rrezikut që ndihet cdo ditë në këtë Park, sot ka nisur evaukimi i 36 objekteve antike. Si pasojë janë ndërprerë vizitat në Park dhe Muzeun e Apolonisë. Në Muze prej ditësh mungon dhe energjia elektrike.

Alarmi për rrëshqitje të dherave që po dëmtojnë zonën antike është bërë pak ditësh nga drejtori i Muzeut të Apolonisë, Marin Haxhimihali. Pas kësaj u vendos që të priteshin ekspertë të huaj që do të ndihmonin specialistët shqiptarë në evakuimin e monumenteve antike, 8 prej të cilave të mëdha.
Pas mbërritjes dje të dy ekspertëve gjermanë, sot nisi puna për evakuimin e monumenteve të rëndësishme. Specialistët gjermanë vijnë nga Universiteti i Kelnit. Zhvendosja u la në dorë të tyre pasi ata e njohin mjaft mirë terrenin, duke qenë se janë pjesë e ekspeditës shqiptaro-gjermane që po punon në Apolloni.

Dëmtimet

Me sy të lirë në Muze vërehen carje të mëdha në mure, duke shtuar edhe më shumë rrezikun. Sa i takon teatrit antik, dëmtimet paraqiten të konsiderueshme në kodrën perëndimore të Apollonisë. Deri tani nuk ka pasur ndonjë vizitë nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës Kombëtare në Tiranë, e kjo sipas Haxhimihalit, për shkak të reshjeve që nuk kanë pushuar në asnjë nga këto ditë. Problemet e shkarjeve të dheut në këtë park arkeologjik kanë filluar për shkak të gërmimeve arkeologjike të bëra vite më parë. “Gërmimet e bëra në pjesën e murit rrethues e kanë dëmtuar seriozisht strukturën. Sa i takon muzeut, do të bëhet evakuimi komplet i objekteve që gjenden aty. Ato do të transportohen drejt fondeve të Muzeut të Parkut të Apollonisë”, -tha në një prononcim para pak ditësh për Gazeta Shqiptare Marin Haxhimihali.
Në këtë muze gjenden disa sarkofagë antikë, statuja, pitosa qeramike etj.

Muzeu dhe shkarjet e shpeshta
Muzeu i Apollonisë është ndër më të vjetrit në vendin tonë, në të cilin ndodhen vepra të vjetra antike më shumë se dy mijëvjeçare. Prej disa vjetësh, në portikun ku ekspozohen të gjitha gjetjet në qytetin antik të Apollonisë janë konstatuar çarje arkitektonike. Ky portik ndodhet brenda perimetrit të manastirit dhe çarja ka ardhur si rezultat i gërmimeve që janë bërë në vitet ’90, në pjesën e pasme të këtij oborri ose brenda saj, duke dobësuar kështu strukturat. Për rrjedhojë çdo vit konstatohen shkarje të këtij portiku. Pas dëmtimit duken qartë të çara në dyshemenë kryesore si dhe në mure, e si rrjedhojë e këtij rreziku është hequr një pjesë e madhe e statujave. Në këtë portik ekspozohen statuja të dimensioneve të mesme dhe të vogla, ku një pjesë e tyre të detyruara nga këto kushte janë futur në rezervat e muzeut arkeologjik dhe një pjesë tjetër është dërguar në Tiranë, në fondet e Institutit Arkeologjik Shqiptar. Për këtë situatë është njoftuar edhe Instituti i Monumenteve, që e ka për detyrë mirëmbajtjen dhe restaurimin e monumenteve. Sipas Haxhimihalit, edhe pse situata dihet deri tani, për fat të keq nuk është marrë asnjë përgjigje konkrete.

Leave a Comment »

No comments yet.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: