Alb2010's Blog

February 26, 2010

Integrimi, lufta që nis me mbarimin e lutftës

Filed under: Uncategorized — by alb2010 @ 11:31 pm

29 vjeçari nga Mitrovica producent i filmit Ilirijana tregon subjektin e filmit

“Nuk mendoj se ende jam i gatshem të bashkëpunoj me një regjisor serb”  . Pavarësisht mënyrës sesi e shpreh  Ernest Meholli duket i vendosur në këtë që thotë. Mesa duket për shkak të vendlindjes së tij, Mitrovica. 29 vjeçari kosovar veshur me një pallto të zezë dhe me një shall rreth qafës të jep përshtypjen e një  të huaji. Emigrant prej 10 vitesh në hollandë, ai  vjen për herë të parë në TIFF (Tirana International Film Festiv) me filmin me metrazh të shkurtër “Iliriana”.

Në qendër të filmit 24 minutësh është Migjeni, një artist kosovar i cili pas humbjes së gruas dhe djalit të tij në luftë, fluturon bashkë me mbesën e tij të vogël Ilirianën për në Hollandë. Ajo është e vetmja që i ka ngelur dhe ai është gati që të rindërtojë një jetë të re. Por kjo nuk do zgjasë shumë pasi Iliriana do të fillojë shkollën dhe ndjesia që ai ka që ta lërë mbesën e tij të ikë e çon atë drejt çmendurisë. Migjenit do ti duhet të luftojë përsëri për egzistencën e tij. Kjo është edhe drama e shumë shqiptarëve të Kosovës te të cilët lufta ka bërë që jeta e tyre të marrë tjetër drejtim. Largimi  nga Kosova në 1999 nuk e ka penguar Ernestin në krijimtarinë e tij madje përkundrazi ai shprehet: “Në Hollandë  kam lindur së dyti dhe kuptova se duhet të vazhdoja me art pavarësisht rrethanave të vështira”. I lindur në një familje artistësh  ka nisur të  pikturojë që në moshtë të vogël. “Aty e kam kuptuar që jam pak ndryshe prej moshatarëve, ata bënin figura me vija dhe unë bëja vetullat mjekrat, sytë. Aty kam zbuluar talentin që e kam trashëguar prej babës”,  shprehet djali i Eno Mehollit, piktorit kosovar. Në një farë mënyre ai fut në film edhe një pjesë të jetës së tij pasi personazhi kryesor i filmit është piktor. Për këtë ai thotë se piktorët kanë shumë fantazi, shohin shumë ëndrra por ndryshe nga piktorët ai  këto ëndrra i hedh në letra të cilat i shërbejne për krijimtarinë e tij. Në kushte shumë të vështira , për shkak të trazicionit në Kosovë, në 1991 kur ishte vetem 11 vjeç ai bashkë me të vëllanë Artin  realizon komedinë  “Të qeshim së bashku”, që për kohën ishte një arritje e madhe. Fillimisht ka studiuar Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë. “Jam marrë dhe me prodhimin e disa filmave  eksperimentale ku më vonë më pranuan  për regji në akademinë e filmit”-shprehet Meholli. Në qershor ka mbaruar akademine e fimit dhe temë diplome ka pasur filmin “Ilirjana”, film i cili është shfaqur dhe në disa vende si Austri, Hollandë etj. Përmes aktorit kryesor të filmit Astrit Alihajdaraj ka mësuar rreth festivalit të filmit dhe është shprehur entuziast për pjesmarrjen. Gjithmonë pranë tij në eventet e organizuara është edhe Chris Dehne, producent i “Ilirianës” dhe madje shoku i tij më i ngushtë. Dehne, 26 vjeç është nga Gjermania  por që ka 12 vite që jeton në Norvegji. Ata janë njohur në akademinë e filmit. “Të dy ne ishim tipa të njëjtë, me të njëjtin vizion, kjo ishte ajo që na bashkoi dhe bëri që të bashkëpunonim në film”, pohoi Chris. Është eksperienca e parë për të që bashkëpunon me një shqiptar përvojë që i ka sjellë shumë kënaqësi dhe në të ardhmen mendon të realizojë filma të tjerë.  Ernesti, duke qenë emigrant  ilegal në Hollandë, nuk ka mundur për 9 vitë të shkelë vendin ku ka lindur. Pas shumë kohësh ai gjen një Kosovë ndryshe, me mentalitete dhe njerëz të rinj si dhe me një kinema të avancuar që sipas tij ‘po shkon drejt Hollivudit’. Madje ai arrin të bëjë dallimin mes kinematografisë shqiptare dhe asaj kosovare, ndasi e cila nuk duhet të ekzistonte.  Ai mendon se ka një perceptim negativ  për Shqipërinë ndaj me filmat e tij do ti tregojë të gjithë botës të vërtetën shqiptare. “Endrra ime e madhe është që përmes filmit të mund të ndryshoj këtë imazh”, shprehet me bindje regjizori i ri. Me theksin e tij gjysmë kosovar dhe gjysmë hollandez ai thotë se nuk mendon për momentin të kthehet në Kosovë. Ernesti e sheh të ardhmen e tij në Hollandë por të vazhdojë të mbajë lidhje me kinematografinë shqiptare. Është i kënaqur të ketë bashkëpunime me regjizore shqiptarë dhe të huaj por një bashkpunim serb e sheh për momentin të parealizueshëm. 29 vjecari është ndarë nga një Hollandeze prej katër vitesh dhe mendon se ka ardhur koha të dashurojë një shqiptare. Plani më i afërt i tij është realizimi i një filmi të ri për Shqipërinë.

Leave a Comment »

No comments yet.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: