Alb2010's Blog

February 26, 2010

Esad Toptani e Ismail Qemali në kronikat italiane

Filed under: Uncategorized — by alb2010 @ 11:58 pm

Ai na sjell një tjetër këndvështrim për kohën. Ka parë nga afër lëvizjet politike, kryengritjet, ka takuar personalitete dhe ka prekur mjerimin shqiptar në dekadën e dytë të shek. XX.  (more…)

Enver Petrovci, ‘Sonte jam vetëm’ në Metropol

Filed under: Uncategorized — by alb2010 @ 11:53 pm

Më së shumti njerëzit kanë frikë nga vetmia. Nuk ka rëndësi se sa të pushtetshëm, apo të dobët janë, nëse janë të pasur, apo të varfër, të bukur, apo të shëmtuar, në kulmin e shkëlqimit, apo drejt greminës. Kur vjen puna te frika, të gjithë janë njëlloj. Të gjithë i tremben vetmisë. Të mbeturit vetëm, të fjeturit vetëm, të vdekurit vetëm. E kjo nuk ndodh vetëm në pleqëri. Madje edhe në kulmin e rinisë, ndihesh kaq i pafuqishëm kah boshllëkut të vetmisë, saqë mundohesh ta mbushësh atë me gjithfarë fantazish. (more…)

Rikthimi i Whitney Houston, zhgënjyes për fansat

Filed under: Uncategorized — by alb2010 @ 11:49 pm

AUSTRALI- Koncerti i parë i rikthimit të kënëtares Whitney Houston pas 20 vitesh është konsideruar dështim i plotë në Australi. Dhjetëra fansa janë larguar më herët nga koncerti i parë që u zhvillua në Brizbën, duke u shprehur jashtëzakonisht të zhgënjyer.
Houston do të vazhdojë gjithsesi turneun e saj në Australi dhe do të këndojë më pas në Sidney. Një prej spektatorëve që u largua më herët tha për mediat “Ajo nuk duhet të rikthehet më, më vjen keq, ishte humbje parash ”.
(more…)

Rëshqitjet, largohen objektet antike nga Parku Apolonia

Filed under: Uncategorized — by alb2010 @ 11:47 pm

FIER-Alarmi për rrëshqitjet e dherave në parkun e zonës antike, Apollonia bëhet real. Pas rrezikut që ndihet cdo ditë në këtë Park, sot ka nisur evaukimi i 36 objekteve antike. Si pasojë janë ndërprerë vizitat në Park dhe Muzeun e Apolonisë. Në Muze prej ditësh mungon dhe energjia elektrike.

Alarmi për rrëshqitje të dherave që po dëmtojnë zonën antike është bërë pak ditësh nga drejtori i Muzeut të Apolonisë, Marin Haxhimihali. Pas kësaj u vendos që të priteshin ekspertë të huaj që do të ndihmonin specialistët shqiptarë në evakuimin e monumenteve antike, 8 prej të cilave të mëdha.
Pas mbërritjes dje të dy ekspertëve gjermanë, sot nisi puna për evakuimin e monumenteve të rëndësishme. Specialistët gjermanë vijnë nga Universiteti i Kelnit. Zhvendosja u la në dorë të tyre pasi ata e njohin mjaft mirë terrenin, duke qenë se janë pjesë e ekspeditës shqiptaro-gjermane që po punon në Apolloni.
(more…)

Gafat më të famshme të njerëzve të famshëm

Filed under: Uncategorized — by alb2010 @ 11:38 pm

Është më mirë të mos flasësh fare dhe të ngjash si budalla, sesa të flasësh dhe ta konfirmosh budallallëkun”, thotë një shprehje e urtë.
Do ishte mirë që këtë postulat ta mbanin parasysh disa prej njerëzve të famshëm. Ata nuk mund ta shmangin të folurën, sepse pozicioni që kanë nuk ua lejon një gjë të tillë, por mbase do ishte më mirë të mendoheshin dy herë para se të flisnin.
Por nganjëherë, është më mirë që ata s’i kanë dëgjuar ndonjëherë këto mësime të vlefshme, sepse në këtë mënyrë na ofrojnë variacione argëtimi.
Njerëzve të famshëm u duhet të thonë shumë gjëra në publik. Në intervista televizive, në intervista të shkruara, para auditorëve të mbledhur enkas për ta. Duhet t’u përgjigjen një morie pyetjesh, që variojnë nga ato më të thjeshtat e deri tek më provokueset. (more…)

Integrimi, lufta që nis me mbarimin e lutftës

Filed under: Uncategorized — by alb2010 @ 11:31 pm

29 vjeçari nga Mitrovica producent i filmit Ilirijana tregon subjektin e filmit

“Nuk mendoj se ende jam i gatshem të bashkëpunoj me një regjisor serb”  . Pavarësisht mënyrës sesi e shpreh  Ernest Meholli duket i vendosur në këtë që thotë. Mesa duket për shkak të vendlindjes së tij, Mitrovica. 29 vjeçari kosovar veshur me një pallto të zezë dhe me një shall rreth qafës të jep përshtypjen e një  të huaji. Emigrant prej 10 vitesh në hollandë, ai  vjen për herë të parë në TIFF (Tirana International Film Festiv) me filmin me metrazh të shkurtër “Iliriana”. (more…)

Hello world!

Filed under: Uncategorized — by alb2010 @ 11:24 pm

Welcome to WordPress.com. This is your first post. Edit or delete it and start blogging!

Blog at WordPress.com.